Autotech

Facebook synon fshehjen e postimeve

Sipas tyre, pëlqimet ngrenë vetëbesimin dhe kënaqësinë

Veprimi i fundit që ka ndërmarrë Instagrami për të larguar pëlqimet, është pëlqyer nga të gjithë, por për koincidencë, mund të ketë edhe efekt negativ.

Zyrtarë nga Facebook-u konsiderojnë se fshehja e pëlqimeve sikur ka bërë kjo platformë, i bën njerëzit të postojnë më shumë, sepse nuk ndjejnë se postimet e tyre janë parë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, pëlqimet ngrenë vetëbesimin dhe kënaqësinë, derisa mungesa e tyre do të thotë se askush nuk po merret me ta në mënyrë virtuale dhe ndjehen keq. Kjo, sipas tyre, i bënë disa njerëz që të postojnë më shumë, në mënyrë që të përmbushin ndjenjën e zbrazëtisë.

Largimin e pëlqimeve, Isntagrami e kishte paralajmëruar disa muaj më parë, me pretekstin se përdoruesit duhet të fokusohen në përmbajtjen e imazheve apo videove dhe jo numrit të pëlqimeve që grumbullojnë.

Tashmë pëlqimet janë larguar për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, që pritet të jetë një lloj testi i efektit që do të ketë ky veprim në përdorimin e rrjeteve sociale.

Nëpërmjet largimit të pëlqimeve dhe shumë veprimeve të tjera që po i ndërmerr Instagrami po përpiqet ta bëjë këtë platformë sa më të sigurt, përcjell Albinfo.ch.