Bota
Falimenton kompania ajrore “Germania”, anulon të gjitha fluturimet
Nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flug AG” dhe “Bulgarian Eagle”.
Edhe pse kishte mohuar krizën ditë më parë, tashmë kompania ajrore me bazë në Berlin, “Germania” ka paraqitur kërkesë për falimentim.
Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse me mbi katër pasagjerë në vit, ka shpallur falimentimin, derisa ka pasur fluturime të zakonshme kryesisht nga Mesdheu, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme drejt Gjermanisë. Kompania kishte 37 aeroplanë, derisa kishte njoftuar edhe për linja nga Prishtina në qytetet gjermane.
“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke në njoftim. “Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër pos që të kërkojmë falimentimin”.
“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.
Nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flag” dhe “Bulgarian Eagle”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













