Sporte Luftarake
Faton Vukshinaj ndeshet me rumunin Florin Cardos nesër, në Grand Casino Basel
Duke qenë se viti 2020 ishte një ‘vit i zi’ për shumë ngjarje sportive, si pasojë e pandemisë Covid 19, edhe bota e boksit profesionist u godit nga kjo gjendje.
Edhe pse në mungesë të ndeshjeve, Faton „El Vulcano“ Vukshinaj, boksieri shqiptar nga Baseli, kishte shfrytëzuar këtë kohë më së miri, duke u përgatitur e duke shpresuar se kohë të mira do të vijnë, shkruan albinfo.ch.
Me të filluar viti 2021, „Vullkani“ shqiptar, i etur për ndeshje, kryqëzon dorëzat me kampionin e pamposhtur gjerman të peshave të mesme, Alexander “The Great” Rigas, ku pas 8 raundesh, me vendim unanim të gjyqtarëve, shpallet fitues i kësaj ndeshje, që llogaritet si më e madhja në karrierën e tij, që hap dyert për ndeshje për ndonjë titull të rëndësishëm.
Me 10 muaj vonesë, duket se mundësia për një titull për Fatonin po shihet në horizont.
Më 4 dhjetor, në Grand Casino Basel, në ndeshjen e vlefshme për titullin vakant në Kategorinë e mesme të WBC Francophone, Faton Vukshinaj do të ndeshet me rumunin Florin Cardos.
Vukshinaj, i përgatitur dhe i etur për një titull, hyn në këtë ndeshje me dymbëdhjetë fitore dhe dy barazime, duke shpresuar kështu që të korrë edhe fitoren e 13 si dhe trofeve të tij t’ia shtojë edhe një titull ndërkombëtar. Përderisa, boksieri rumun, Cardos, nga 23 ndeshje të zhvilluara si boksier profesionist, 21 i ka fitore përderisa ka regjistruar 2 humbje. I krijuar në vitin 2014, Titulli WBC Francophone, përfshin mbi 70 vende frankofone. Edhe pse një titull minor, kampionit të këtij titulli në Kategoritë e ndryshme i garantohet një vend në Top 40 në Ranglistën e WBC (World Boxing Council), shkruan tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











