Lajme
Fauci: Delta vazhdon të jetë kërcënim global
Varianti Omicron ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë se varianti Delta, i cili mbetet problemi i vërtetë për amerikanët këtë dimër, deklaroi Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden.
Në një intervistë Fauci tha se vendi “po shikon tashmë një rigjallërim të rasteve” dhe paralajmëroi se ”60 milionë amerikanë janë ende të pavaksinuar”.
“Unë mendoj se tashmë kemi mjaft probleme me Deltan. Njerëzit vazhdojnë të flasin për një valë dimri me Omicron, ne ende kemi mbi 100 000 raste në ditë”, theksoi ai duke iu referuar variantit Delta.
“Ne kemi rreth 50 000 njerëz në spital. Kemi afro 1 400 vdekje në ditë. Unë mendoj se ne duhet të fokusohemi më shumë në atë se cili është problemi ynë i vërtetë dhe problemi ynë i vërtetë është Delta”, shtoi ai.
Duke parashikuar një valë dimërore të rasteve me Covid-19, Fauci tha se ishte “e pashpjegueshme” që një pjesë kaq e madhe e popullsisë të mos ishte vaksinuar.
”Është vërtet një turp dhe një koment i trishtuar për vendin tonë që kemi tashmë mbi 780 000 viktima amerikane dhe kemi ende njerëz që refuzojnë të vaksinohen”, theksoi ai.
”Kemi 60 milionë njerëz në këtë vend që refuzojnë të vaksinohen. Dua të them, është vërtet, me të vërtetë rrëqethëse”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Diskutohet institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, së bashku me ministren e...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër Zvicra ka rregulla strikte për të huajt që mund të jetojnë dhe të punojnë në vend...
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës
-
Katër të vdekur në Alpet zvicerane gjatë fundjavës