Sport
FAZ citon Muriqin: “Ne jemi të gatshëm të vdesim në fushë”
Muriqi: "Bashkëlojtarët e mi dhe unë jemi të gatshëm të vdesim në fushë. Ne përpiqemi që të japim 1000 për qind për këtë fanellë dhe për këtë vend"
Serisë së pafund të shkrimeve që shtypi botëror dhe në veçanti ai në gjuhën gjermane, i ka kushtuar suksesit senzacional të Përfaqësuese së Futbollit të Kosovës, i është shtuar edhe artikulli i botuar sot në gazetën më prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Jemi gati të vdesim në këtë vend” e ka titulluar FAZ artikullin në të cilin merret me sfondin historik dhe politik të “fenomenit Kosova” në futbollin botëror. Ndërsa vetë fjalët e titullit, gazeta i ka marrë nga deklarata e heroit të fitores kundër Çekisë, Vedat Muriqit, shkruan albinfo.ch.
“Bashkëlojtarët e mi dhe unë jemi të gatshëm të vdesim në fushë. Ne përpiqemi që të japim 1000 për qind për këtë fanellë dhe për këtë vend”, citohet më tutje Muriqi, fotografia tashmë famoze e të cilit ilustron artikullin në fjalë.
Një deklaratë si kjo, sipas FAZ tregon “për fushën e tensionit lidhur me identifikimin e lojtarëve kosovarë me republikën e tyre të re dhe me ekipin e tyre kombëtar”.
E pranuar vetëm në vitiun 2016 në UEFA dhe FIFA, “Kosova e Milot Rashicës (Werde Bremen) është e pamposhtshme edhe në kualifikimet për Evropianin. 1:1 me Malin e Zi, 3:2 në Bullgari dhe tash 2:1 fitore ndaj kundërshtarit të konsideruar si shumë më të fortë (Çekisë). Para ndeshjes kulmore që luhet sonte (ora 20.45) në Sothampton kundër favoritit të madh Anglisë, Kosova është e dyta në tabelën e kualifikimeve, Grupi A. Një vend i vogël ëndërron për Kampionatin Evropian 2020”.
Kosova. “E shpallur shtet i pavarur në vitin 2008, ndërkohë që Serbia vazhdon ta konsiderojë provincë të sajën. Për këtë arsye u zhvillua luftë në vitet 1998-1999”, transmeton albinfo.ch. “Dhe kjo është arsyeja se edhe sot në disa ndeshje futbolli nuk mund të tërhiqen kaq thjesht kufijtë në mes të sportit, politikës dhe historisë, siç do të kishin kaq shumë dëshirë organizatat ndërkombëtare të sportit”, shkruan veç tjerash FAZ.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













