Lajme
FBI angazhohet në rastin Asanaj
Ambasada Amerikane në Prishtinë konfirmon se në rastin Asanaj do të angazhohet edhe FBI
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës që të sjell në Kosovë hetuesit Byrosë Federale të Hetuesisë (FBI) për të ndriçuar rastin e vdekjes së Dino Asanajt, kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherit nënshtetas i SHBA-së.
Nëpërmjet një kumtese për medie lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, thuhet se kërkesa e Qeverisë së Kosovës për ndihmë nga FBI është pranuar. “Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj…Pasi që e konsideron si të duhur Qeveria Amerikane është pajtuar të ofroj ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pran Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës, përmes një letre dërguar autoriteteve amerikane, kërkoi që SHBA-të të përfshihen në hetimet rreth vdekjes së Dino Asanajt.“Asistenca e SHBA-ve në gjetjen e provave dhe ekzaminimeve, në mjekësinë ligjore dhe digjitale dhe rishikimi i raporteve ekzistuese, bashkë me çështje tjera të nevojshme në hetime do të jetë një ndihmesë e madhe në këtë proces”, është thënë në letrën e Qeverisë dërguar autoriteteve amerikane të cilën e kanë publikuar mediet në Prishtinë.
Një javë më parë, më 14 qershor, është gjetur në zyrën e ti në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë i therur me thikë Dino Asanj drejtor i AKP-së. Ai është sjellë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë në gjendje të rëndë, ndërsa nuk ka arrit t’i shpëtojë operacionit.
Mjekësia Ligjore gjatë autopsisë ka vërtetuar se Asanaj ka bërë vetëvrasje, edhe pse në trupin e tij janë evidentuar 11 prerje me thikë. Kjo ka lënë shumë hapësirë dyshimi. FBI do të ndihmojë në zbulimin e të vërtetës nëse është vetëvrarë, apo e ka vrarë dikush.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











