Kosova
Ku do të përfundojnë fëmijët pa prindër që u kthyen nga Siria
Fëmijët pa prindër që u kthyen nga Siria do t’ u dorëzohen familjarëve të tyre.
Në valën e kthimit nga Siria, pos grave dhe fëmijëve të tyre, pati edhe fëmijë që u kthyen të vetëm, pa prindër. Për nëntë prej tyre që qëndruan deri tani në Qendrën e Vranidollit, plani ishte që të dërgoheshin në Qendra Sociale për Fëmijë, por tani ata iu janë dorëzuar familjarëve të tyre.
Nëntë fëmijë po raportohet se kanë ardhur nga Siria për Kosovë, të vetëm, pa prindër. Vala e fundit e kosovarëve që ishin në Siri dhe u kthyen në Kosovë arrin shifrën e 110 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe katër burra.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë për Express se fillimisht prokuroria ka bërë thirrje që fëmijët që ishin pa prindër t’i dërgonin në Qendra Sociale për Fëmijë, por më pas u thirrën familjarët e tyre për t’i marrë.
Të gjithë fëmijët tashmë që kishin udhëtuar të vetëm nga Siria u janë dorëzuar familjarëve të tyre, ka thënë prokurori, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
110 gra dhe fëmijë që janë kthyer të premten nga Siria për në Kosovë janë vendosur në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.
Katër nga 110 personat e kthyer nga Siria, e që janë në mbajtje për shkak të dyshimit se kanë qenë të rreshtuar krah grupit militant, Shteti Islamik, janë hetuar edhe më herët nga Prokuroria.
Sipas Policisë së Kosovës, në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë, të cilët janë me shtetësi kosovare.
Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Ndërkohë që në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë edhe 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














