Lajme
FIBA e pranon Kosovën, thyhet heshtja 15 vjeçare
Sipas njoftimit zyrtar, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është bërë anëtarja e 215 e FIBA-s dhe e 52-ta e FIBA-Europa
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka pranuar zyrtarisht Kosovën pjesë e saj, duke thyer kështu heshtjen 15 vjeçare në basketboll. Sipas njoftimit zyrtar, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është bërë anëtarja e 215 e BIBA-s dhe e 52-ta e FIBA Europa. Ky lajm është pritur si sihariq i këtij viti.
Vendimi është marrë në mbledhjen e komitetet ekzekutiv të FIBA-s si rezultat i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në KON (Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë) në dhjetor të vitit 2014. Siç raportojnë mediet në Kosovë, pas këtij pranimi pason automatikisht edhe në FIBA Evropa.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, i cili ka uruar të gjithë përmes një postimi në Facebook. “13 mars 2015, Kosova bëhet anëtare e 215 e FIBA-s dhe anëtare e 52 e FIBA Europe. E premte me fat. Urime Kosovë”, shkruan Belegu në rrjetin e tij.
Ky lajm ka gëzuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët e konsiderojnë si lajmin më të mirë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përgëzuar FBK-në për pranimin në FIBA. “Alley-oop për Kosovën! Urime anëtarësimin në FIBA”, ka shkruar presidentja Jahjaga.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se tani është koha që Pallati i Rinisë ta kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij institucioni publik.
Pranimi i Kosovës në FIBA ka irrituar federatën serbë të basketbollit. Presidenti i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dejan Tomasevic ka shpresuar se FIBA nuk do të pranojë Kosovën të anëtarësohet e plotë. Sipas tij, kjo është krejtësisht vendim i padrejtë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm... -
Kantonet zvicerane nisin operacion kundër mashtrimeve të rreme të policisë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Studim: Zvicra ndër vendet me mundësitë më të mira për përparim shoqëror -
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër










