Kosova

Fillon heshtja zgjedhore, KQZ-ja e gatshme për balotazh

Garë interesante pritet të ketë në 5 nga 6 qendrat e mëdha në Kosovë pasi përveç Pejës, ku fituesi ka dalë në raundin e parë, balotazh do të ketë në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe në Mitrovicë

Në orën shtatë të mëngjesit të ditës së sotme ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi në 19 komunat që shkuan në balotazh ndërsa në komunën e Parteshit do të ketë rivotim në një qendër të votimit, transmeton albinfo.ch.

Garë interesante pritet të ketë në 5 nga 6 qendrat e mëdha në Kosovë pasi përveç Pejës, ku fituesi ka dalë në raundin e parë, balotazh do të ketë në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe në Mitrovicë.

Komisioni Qendror Zgjedhor thonë se është gati për këtë raund zgjedhjesh. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se kanë nisur të shpërndahen materialet në qendrat e votimit dhe se gjithçka do të jetë gati për të dielën në orën 7.

Në këto zgjedhje do të kenë të drejtë vote mbi një milion qytetarë. LDK-ja garon në më së shumti komuna e ndjekur nga PDK-ja. AAK-ja e VV-ja garojnë në 6 komuna kurse AKR e Alternativa me nga një komunë.