Jeta në Zvicër

Fillon hetimi për helmimin e 50 rekrutëve të ushtrisë zvicerane

Në kazermën ushtarake zvicerane gjatë ditës së djeshme 50 ushtarë janë dërguar për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë.

Albinfo, gjatë ditës së djeshme kishte raportuar në lidhje me rastin.

Gjatë ditës së sotme mediat zvicerane kanë njoftuar se numri i rekrutëve të helmuar ishte rritur në 50.

Rekrutët ushtarakë pas ushqimit kishin pasur vjellje dhe diarre të rëndë.

50 rekrutët ishin zhvendosur e transferuar në spital dhe në institucione ushtarake për trajtim.

35 nga 50 rekrutët sipas Departamentit të Mbrojtjes ishin liruar nga spitali të tjerët kishin mbetur në trajtim.

Ende ka mbetur e paqartë se pse kishte ardhur deri te helmimi.

Por, ky rast tani më ka filluar të hetohet nga inspektorati i higjienës së ushtrimit dhe drejtësisë ushtarake.