Kosova
Fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur se sot (05 prill 2024) fillon procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, i cili do të zgjasë deri më 17 maj, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2000 euro për person.
“Përfshirja juaj në regjistrimin e popullsisë është një hap drejt sigurimit të një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë’, thuhet në njoftim.
Kësaj radhe regjistrimit do t’i nënshtrohet edhe diaspora. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës, e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit












