Lajme
Filmi “The News”, i regjisorit shqiptar, hap dyert për “Oscar” e “Bafta”
“The News” është një film i prodhimit shqiptar që hap dyert për çmime të mëdha
Filmi “The News”, i regjisorit shqiptar, Lorin Terezi, duket se ka goditur në shenjë që në premierë. E këtë ia ka dalë ta bëjë në një kontinent tjetër, meqë filmi ia ka hapur dyert për trofe, si “Oscar” e “Bafta”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky ka triumfuar si Filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare të filmit të shkurtër në edicionin e 29-të të “FlickerFest” në Sydney të Australisë, që u mbajt prej 10 deri më 19 janar.
Vlen të theksohet se filmi “The News” ishte në mesin e rreth 200 filmave që u bënë pjesë e edicionit të sivjetshëm nga 3 mijë e 500 aplikime, që ishte një rekord për festivalin kualifikues për “Academy Awards” dhe “British Academy of Film and Television Arts”, transmeton koha.net.
Ky film, brenda 23 minutave sjell historinë e një nuseje të re dhe vjehrrës e vjehrrit të saj. Jeta e tyre e zakonshme merr një kthesë tjetër, kur nusja gjen afër burimit një kufomë. Këtu fillon një betejë mes fshatarëve, teksa policia dhe mediat zbarkojnë në fshatin e harruar. Rolin e nuses e luan aktorja nga Kosova, Albulena Kryeziu-Bokshi.
Duke lënë anash peshën e çmimit që ka marrë në ceremoninë e së dielës mbrëma, regjisori Terezi ka thënë se ky sukses për të ka një tjetër domethënie.
“Për mua shumë e rëndësishme është që një histori shqiptare i kalon kufijtë tonë dhe perceptohet dhe në një kontinent tjetër duke u vlerësuar. Kjo, përtej sotisfaksionit që të jep një çmim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria “Sfida dhe suksesi në karrierë” ishte tema e simpoziumit të Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës...
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së
-
Qendra prezanton dy iniciativa për taksim më të mirë për të martuarit
-
Swissmedic ngre alarmin kundër ilaçeve të paligjshme për humbje peshe