Kosova
Financial Times: “Mini-Schengeni”, “shuplakë” ndaj BE-së!
Financial Times i ka kushtuar një artikull të gjatë forumit ekonomik që mbahet në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.
Gazeta prestigjioze britanike e ka trajtuar temën e këtij samiti si një lloj sfide që tri vendet u bëjnë politikave anashkaluese të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit.
Ajo kujton deklaratat e Edi Ramës, Zoran Zaevit e Aleksandar Vuçiçit, të cilët thanë përpara disa javësh se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe faji për këtë nuk është i shteteve të rajonit. Kjo është dhe arsyeja që nismën e tyre rajonale për afrim e cilëson si një lloj “goditjeje” ndaj bllokut.
“Këto vende kanë pasur një të dukshëm në rrugën drejt BE-së, e ai ka qenë më i qartë në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyre drejt BE-së është tepër e vështirë”, shkruhet në Financial Times.
Takimi cilësohet si një iniciativë për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në të tri shtetet. Zona ballkanike e udhëtimit dhe biznesit, që ndjek modelin e lëvizjes së lirë të BE-së, do të përfshijë një lehtësim gradual të kufizimeve të udhëtimit, “korsi të gjelbërta” më të shpejta në kufi, kohë të reduktuara pritjeje për mallrat dhe qasje të lehtësuar tek lejet e punës.
Shpresat janë që ajo të përfshijë Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa mbetet gjithashtu e hapur për Kosovën, vazhdon Financial Times, që citon Vuçiçin me deklaratën e tij “se rajoni i Ballkanit nuk mund të presë më BE-në që ta bashkojë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
S’ka para nga qeveria zvicerane për Eurovizion 2025 Ndërsa qytetet e mundshme konkurrojnë për të drejtën për të pritur Konkursin e Këngës në Eurovizion...
-
Ky fshat në Zvicër po projekton diçka të veçantë për turistët
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen