Lajme
Finlanda hap restorantet nga java e ardhshme
Autoritetet në Finlandë kanë bërë të ditur se do të lejojnë hapjen e restoranteve nga java e ardhshme, pasi kishte një rënie të rasteve me COVID-19 gjatë muajit të kaluar.
Qeveria ka thënë se do të zbatohen kufizimet për orarin e punës, shitjen e alkoolit dhe numrin e klientëve që do të kenë brenda në restorante.
Në rajonin përreth kryeqytetit Helsinki dhe disa zona të tjera që ende luftojnë me epideminë, restorantet do të lejohen të punojnë me gjysmë kapacitet, pasi do të jenë të hapura deri në ora 19:00 si dhe alkoolin do ta servojnë deri në orën 17:00.
Qeveria finlandeze, të premten, vendosi gjithashtu që Finlanda të bëjë përkohësisht më shumë vaksinime në zonat ku virusi po përhapet më shpejt, shkruan Reuters, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














