Kosova
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien
Një tjetër sukses i rinisë kosovare vjen nga Vjena. E reja nga Kosova ka përmbyllur me sukses studimet në një nga institucionet më prestigjioze të mjekësisë në Evropë, Universitetin Mjekësor të Vjenës (Medizinische Universität Wien), me titull Dr. med. univ Fiona Kabashi, shkruan albinfo.at.
Por kjo histori nuk është vetëm një sukses akademik, sepse Fiona ka lindur para 25 vitesh pikërisht në Klinikën Universitare të qytetit të Tullnit dhe tani ajo kthehet në të njëjtin spital si mjeke.
Në një dedikim emocianal ka bërë edhe Miradije Berisha, mësuese e gjuhës shqipe në Vjenë lidhur me të bijen e saj, Fionen.
“Fiona, bija jonë e dashur, sot fillon punën si mjeke. Para 25 vitesh, nga kjo derë e klinikës, dole për herë të parë në natyrë si foshnja jonë e parë. Sot, pas një çerek shekulli, hyn sërish në të njëjtën klinikë jo më si paciente, por si mjeke. Një rreth i plotë, një simbol i bukur i jetës dhe përkushtimit tënd.”
Ajo vlerësoi përkushtimin dhe zgjedhjen e Fionës për të punuar në spitalin ku ka lindur, pavarësisht ofertave të tjera, si shprehje e lidhjes së saj të thellë me vendin dhe njerëzit që e rrethojnë.
“Ke bërë krenarë jo vetëm familjen tonë të ngushtë dhe të gjerë, por edhe komunitetin ku jetojmë dhe më gjerë. Tani do të tregosh se çfarë do të thotë të jesh mjeke në shërbim të njerëzve.”, shkruan Berisha.
Arritja e Fiona Kabashit është shembull i përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për profesionin dhe vendin. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













