Lajme
Fiton 45 milionë franga në lotarinë zvicerane
Kjo ishte shuma e dytë më e madhe e fituar në lotarinë zvicerane
Një person ishte shumë me fat në Zvicër. Ai ose ajo ka fituar 45 milionë franga në lotarinë zvicerane, Swisslos, përcjell albinfo.ch.
Kjo është shumë e dytë më e madhe e fituar në lotarinë zvicerane, derisa rekordi i mëparshëm ishte 48.5 milionë franga.
Personi fatlum kishte numrat 1, 10, 19, 27, 31 dhe 41. Ai ose ajo shtypi saktë numrin 3 me fat.
Nuk është bërë i ditur identiteti i fituesit, gjinia, mosha apo edhe nga cili kanton është, përcjell tutje albinfo.ch.
Loto zvicerane e numrave feston 50 vjetorin e saj këtë vit. Gjithçka nisi më 10 Janar 1970. Lotaria prodhoi 969 milionerë (përfshirë milionerët e Joker) në gjysmë shekulli, shkruan Blick.
Shumica e milionerëve të lotarisë në një vit janë zgjedhur në vitin 2007. Në atë kohë 31 djem me fat shënuan numrat e duhur, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














