Shqipëria
Fluks mërgimtarësh në Shqipëri
Duket se Covid nuk ka trembur mërgimtarët që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për festa. Në aeroportin e Rinasit ditët e fundit ka fluks të qytetarëve që kthehen në për festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.
Në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” ka një grumbullim të qytetarëve që presin kthimin e familjarëve të tyre. Ani pse në shumë raste nuk mungojnë edhe përqafimet, pavarësisht rrezikut të infektimit me Covid-19.
Mijëra qytetarët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe shprehen se pavarësisht masave të marra apo kufizimeve, kanë zgjedhur që të festojnë pranë familjes.
“Jetoj në Gjermani. Udhëtimi shkoi mirë, pa pengesa”, thotë një prej tyre për abc-news.
Nuk mungojnë edhe ata qytetarë që kanë vendosur të festojnë te të afërmit që jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Ndërkohë që prej 22 dhjetorit Shqipëria ka ndaluar të gjitha fluturimet për dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Aviacioni Civil u ka kërkuar të gjithë pasagjerëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të vendosur nëse do të kenë shtyrje të fluturimeve apo kompensim.
Që prej datës 22 dhjetor deri më 6 janar të vitit 2021 nuk do të lejohet asnjë fluturim në Britaninë e Madhe, për shkak të mutacionit të Covid-19 që është zbuluar në këtë vend. Të gjithë ata qytetarë që kanë prerë biletat për këtë periudhë, do të duhet të lidhen me kompanitë për të marrë informacione të mëtejshme.
Edhe pse në numër më të vogël se një vit më parë, fluks të emigrantëve që vijnë në Shqipëri ka pasur edhe në pikat kufitare apo në porte. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













