Shqipëria
“Forbes”: Shqipëria ka bërë revolucion me Diellën
“Forbes” thekson se Shqipëria ka hyrë në epokën e re të inteligjencës artificiale në një moment vendimtar
Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës, ministres virtuale të Shqipërisë, duke e cilësuar si një revolucion global në qeverisje dhe në luftën kundër korrupsionit.
Sipas “Forbes”, Diella nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem real që tashmë funksionon në praktikë, duke shënuar një moment historik për administratën publike shqiptare.
Roli i saj është i qartë, theksohet në ketë artikull, të pastrojë tenderët nga ndikimi njerëzor dhe të garantojë transparencë të plotë në prokurimet publike, një fushë ku prej vitesh është kërkuar reformë e thellë.
Artikulli vlerëson se kjo nismë mund të kthehet në model për vendet që duan të forcojnë ekonominë dhe besimin e investitorëve, duke sjellë rezultate të dukshme në qeverisje, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Forbes” thekson se Shqipëria ka hyrë në epokën e re të inteligjencës artificiale në një moment vendimtar, pikërisht kur hyn në fuqi Akti i Inteligjencës Artificiale i Bashkimit Evropian, që vendos standarde të reja për përdorimin e AI-së në administratë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













