Ukraina
Forcat ruse bombardojnë ndërtesat kolektive në Donbas
Forcat ruse kanë goditur me raketa disa ndërtesa kolektive në rajonin e Donetskut, ku si pasojë u shembën, ka bërë të ditur guvernatori rajonal.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja.
Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha në Telegram se sulmi ndodhi të shtunën mbrëma në qytezën Chasiv Yar.
Gjithashtu konfirmoi se gjashtë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, kurse numri i atyre që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja shkon në mbi 35.
Bazuar në informacionet e banorëve lokalë, të paktën 35 persona kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtesës pesëkatëshe.
E presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish ka bërë thirrje që sa më shumë armë t’u dërgohen ukrainasve që të mbrohen nga agresioni rus.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















