Uncategorized
Formacionet zyrtare: Zvicra me 4 futbollistë shqiptarë kundër Kosta Rikës
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili do të luajnë nga minuta e parë
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosta Rikës, shkruan albinfo.ch.
Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në dy takimet e para, për Zvicrën do të luajnë nga fillimi Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Zvicrës i mjafton edhe një barazim për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm, derisa kostarikanët janë eliminuar, pasi kanë dy humbje.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, ku brazilianët janë favoritë për t’u kualifikuar tutje, derisa ballkanasit duhet vetëm të fitojnë.
Zvicra: Sommer; Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Embolo; Gavranoviq.
Kosta Rika: Navas, J. Acosta, G. Gonzalez, C. Borges, B. Oviedo, D. Colindres, Bryan, J. Campbell, C. Gamboa, K. Waston, D. Guzman.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













