Integrimi
Formohet Asociacioni i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë në Austri
Grupi koordinues i cili ishte zgjedhur me 1 nëntor të vitit të kaluar në projektin e iniciuar nga Ministria e Diasporës, u finalizua më 26 prill 2015, kur të rinjtë, përfaqësues të këtij rrjeti, pas një punë të vazhdueshme gjashtë mujore themeluan shoqatën, e cila tani njihet me emrin “AYSAA” (Albanian Youth and Students Association of Austria).
Sami Ukelli, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, foli për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të strukturave të tilla organizative të të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Austri. Ai bëri thirrje që studimet të jenë prioritet i studentëve, ndërsa roli dhe puna e AYSAA-s të jenë në funksion të koordinimit të të rinjve e studentëve shqiptarë në diasporë, realizimit të projekteve për avancimin e tyre, si dhe në shkëmbimin e përvojave akademike.
“Dyert e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të hapura për studentët shqiptarë. Me punën që po bëni sot dhe do të bëni në të ardhmen, mund të shërbeni si ambasadorë të integrimit dhe të proklamimit të kulturës shqiptare në botë”, tha ndër të tjera ambasadori Ukelli.
LorikPustina, drejtor për komunikim me medie në Ministrinë e Diasporës, theksoi se organizimi i të rinjve dhe i studentëve në formë institucionale është një projekt, nga i cili priten rezultate të mëdha.
“Zëri i të rinjve tanë nga të gjitha trojet shqiptare le të jetë një trysni për institucionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, në mënyrë që politikat tona të drejtohen në integrimin sa më të madh, ndihmën dhe bashkëpunimin ndërsjellë. Rinia jonë do të vazhdojë të jetë promotor i proceseve integruese të kombit tonë”, tha ai.
Argjent Kokalla, kryetar i AYSAA-s, foli për qëllimin e krijimit të rrjetit të studentëve dhe për synimet e asociacionit. “Thellimi i kontakteve ndërmjet studentëve shqiptarë, marrja e informacioneve për studime në universitetet austriake, koordinimi dhe avancimi i pozitës të të rinjve shqiptarë, hartimi i projekteve në interes të të rinjve dhe studentëve që jetojnë në diasporë, si dhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme do të mbeten prioritet i AYSAA-s”, tha Kokalla.
Për rëndësinë e krijimit të të strukturave të tilla të të rinjve shqiptarë folën edhe ArtenHanku, ministër-këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë; Fitim Nuhiu, këshilltar në Misionin Permanent të Republikës së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, dhe Argtim Hani, anëtar i Unionit të Biznesit Shqiptar.
Madhështinë këtij solemniteti, ku ishin të pranishëm një numër i madh i studentëve dhe i të rinjve shqiptarë, ia shtuan Rina Kaçinari dhe anëtari i rrjetit Mark Marku me paraqitjet e tyre muzikore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?