Lajme
Franca bllokon një anije mallrash ruse në Kanalin anglez
Bëhet e ditur se Marina franceze ka ndaluar një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë, e quajtur ‘Lideri Baltik’ që transportonte vetura është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”, tha zyrtari.
“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të Qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Lideri Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, shtoi ai.
Ndryshe, Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj? Ndërsa studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë tarifa më të larta shkollimi se sa homologët e tyre...
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak