Lajme
Franca e vë Kosovën në listën e vendeve të sigurta
Qeveria franceze ka marrë vendim që ta vendos Kosovën në listën e shteteve të sigurta. Ky vendim dëshmon se Franca nuk pranon më refugjatë nga Kosova
Më 28 dhjetor të vitit 2013, Republika e Francës ka vendosur që Kosovën ta rangojë në listën e vendeve të sigurta, me çka edhe shuan ëndrrat e kosovarëve për azil në këtë shtet. Këtë vendim të Qeverisë franceze e konfirmoi sot në Prishtinë ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet
Ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, u shpreh e kënaqur që Qeveria franceze ka marrë vendim që ta vendos Kosovën në listën e shteteve të sigurta, duke theksuar se kjo do të thotë se Franca e vlerëson Kosovën shtet me demokraci të plotë, të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Qytetarët e Kosovës mund të pajisen me viza legale për të vizituar Francën, por nuk mund të aplikojnë për azil politik, sepse kërkesat e tilla do të refuzohen. Ky rangim është lajm i mirë për Kosovën, për vendin tim dhe gjithashtu është lajm i mirë edhe për qytetarët e Kosovës”, tha ambasadorja Daviet.
Këto komente diplomatja franceze i bërë pas një takimi që zhvilloi me Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Pas takimit,ky i fundit e ka çmuar lart mbështetjen e madhe të Francës për Kosovën, duke veçuar përkrahjen që po jep shteti francez në njohjen ndërkombëtare, në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale dhe evropiane.
Hoxhaj tha se vendimi që ka marrë Franca, që Republikën e Kosovës ta rangojë në listën e vendeve të sigurta, duhet të kuptohet në tri dimensione. E para, sipas Hoxhajt, flet për atë që Republika e Kosovës është një vend ku sundon ligji, është vend demokratik dhe ku respektohen liritë themelore.
Së dyti, rangimi i Kosovës në listën e vendeve të sigurta, siç tha ministri, flet për atë që Kosova do të ketë një agjendë tjetër në procesin e liberalizimit të vizave, por në të njëjtën kohë nuk ka nevojë që qytetarët e Kosovës të bëjnë përpjekje që të aplikojnë për azil në Francë, “meqë kërkesat e tilla për azil nuk do të pranohen”.
“Dhe dimensioni i tretë është që rangimi i Kosovës si vend i sigurt flet për imazhin që Franca, qytetarët dhe institucionet e saj e kanë për Kosovën dhe për progresin që është arritur këtu. Padyshim se është një lajm i madh për Kosovën dhe për relacionet ndërmjet Francës dhe Kosovës”, deklaroi ministri Enver Hoxhaj.
Ndryshe, Franca ka qenë shteti më i preferuar i kosovarëve për kërkim azili.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë














