Koronavirusi: çast pas çasti
Franca fillon fazën e re të lehtësimit të masave
Sipas raportit të lëshuar nga institucionet shtetërore franceze, prej sot i hap baret, shitoret dhe objektet kulturore, me çka hynë në fazën e re të lehtësimit të masave kufizuese, të vendosura si rezultat të përhapjes s koronavirusit.
BBC njofton se prej sot do të hapen tarracat e restoranteve për grupe deri në gjashtë persona.
Ora policore zhvendoset prej 19 deri në orën 21.
Ekspertët mjekësorë francezë kanë shprehur brengosje për numrin e infektimeve të reja ditore, që tani mesatarisht është mbi 13.000. Por, këto numra tani janë shumë më pak se rreth 40.000 të infektuar në ditë gjatë muajit të kaluar.
Ndërkohë numri i vaksinimit, po ashtu, po përshpejtohet, pra tani mbi 20 milionë persona kanë marrë nga një, ndërsa rreth nëntë millionë nga dy doza vaksina. Qeveria paraprakisht ka vendosur qëllim që deri nga mesi i majit të vaksinojë 20 milionë persona me të paktën një dozë.
Në këtë lehtësim në faza të masave, megjithatë, disa masa mbeten në fuqi. Baret dhe resorantet mund t’i hapin terracat, por nuk guxojnë të pranojnë mysafirë brenda dhe të tejkalojnë 50 për qind nga kapaciteti. Kinematë dhe teatrot do të mund të punojnë me kapacitet prej 35 për qind ose maksimum 800 persona.
Nga fillimi epidemisë në Francë janë regjistruar mbi 5,9 milionë të infektuar me koronavirus, ndërsa 108.201 kanë vdekur nga Kovid-19.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











