Lajme

Francë: Arrestohen 2 të rinj, dyshohej se planifikonin sulme terroriste

Policia franceze ka vënë në pranga dy të rinj 23-vjeçarë, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale me qëllime terroriste.

Dy të rinjtë, sipas të dhënave të policisë, dyshohet se po përgatisnin një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në një zonë të frekuentuar dhe më pas kishin si synim që të vdisnin si “martirë”, pra të vriteshin nga policia, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti gjurmë domethënëse të propagandës xhihadiste. Një prej tyre i pranoi akuzat, ndërsa tjetri mohoi të ishte i përfshirë.