Koronavirusi: çast pas çasti
Francë: Rikthehen gjurmët e COVID-19 në sistemin e ujërave të zeza
Gjurmët e Covid-19 po monitorohen në ujërat e zeza në Paris që shkencëtarët francezë shpresojnë se do të ndihmojnë në gjurmimin e evolucionit të përhapjes së virusit.
Mostrat e marra nga sistemi i ujrave të zeza në Paris tregojnë për një rikthim të koronavirusit, që ishte zhdukur pas vendosjes së masave kufizuese në Francë.
Në një impiant në periferi të qytetit, ujrat e zeza të rreth 350,000 banorëve në lindje të Parisit pastrohen.
Punonjësit e këtij impianti rregullisht marrin mostra nga ujërat e zeza dhe më pas i dërgojnë për analiza të hollësishme në një laborator të qytetit, përcjellë albinfo.ch.
Pas shpërthimt të koronavirusit në Francë, kompania që merret me shpërndarjen e ujit në Paris, Eau de Paris filloi të monitoronte ujin në zona të ndryshme për të parë nëse ka gjurmë të Covid-19, shkruan ora news.
“Pasi të nxjerrim gjenomin e të gjithë mikroorganizmave që janë në këtë kampion, do të shikojmë posaçërisht për gjurmë të Covid-19”, tha Sebastian Wurtzer, studiues i sëmundjeve infektive.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës














