Shkurt.ch
Frangu shënon rënien më të lartë në dy javët e fundit
Vlera e euros u rrit të hënën në 1.9 për qind kundrejt frangut në 1,05800 franga
Kursi i frangu zviceran të hënën në berzat botërore ka shënuar rënie në nivelin më të ulët në dy javët e fundit kundrejt euros dhe dollarit pas paralajmërimeve se Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka intervenuar për ta dobësuar kursin e këmbimit të frangut.
Vlera e euros u rrit të hënën në 1.9 për qind kundrejt frangut në 1,05800 franga. Një humbje të ngjashme kishte shënuar edhe dollari kundrejt frangut, kështu që ajo është këmbyer në 0.9345 franga.
Sipas „Schweiz am Sonntag”, duke cituar burimet e Bankës Nacionale të Zvicrës SNB jozyrtarisht bëhet e ditur se kanë për objektiv ta mbajnë kursin duke filluar 1.05 deri 1.10 franga për euro.
Zëdhënësi i SNB-së nuk ka pranuar të komentojë për këto shkrime.
Nga mesi i janarit SNB ka tronditur tregjet duke hequr kufizimet minimale prej 1.20 franga kundrejt euros, duke shënuar rritje të vlerës së valutës zvicerane prej 40 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













