Kosova
Fshati Llashticë i pastër, mërgimtarët paguajnë bashkëfshatarin për mirëmbajtje
Për fshatin Llashticë thuhet se është i pasur me natyrë e mirë, ajër të pastër, vend karakteristik me male, shtëpi të bukura, pastërti, këto janë disa nga karakteristikat që e karakterizojnë këtë fshat të komunës së Gjilanit, transmeton albinfo.ch.
Llashtica ka afërsisht 2.300 banorë, shumica e tyre merren me bujqësi e blegtori. Thuhet se diku 40 për qind e llashticasve janë në vende të ndryshme të diasporës, si Zvicra, Gjermania, Shtetet e Bashkuara e Kanadaja. Ka dy vjet që ata kanë themeluar Shoqatën “Llashtica, Vendlindja ime”, duke dhënë kontribute për ndërtim të shtëpive e mirëmbajtje të fshatit.
Ndërkohë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme është përfshirë për herë të parë para dy vjetësh Fadil Rexhepi. Kjo tashmë për të është punë me orar të rregullt që mbështetet nga shoqata në diasporë.
Në mot të ftohtë e të nxehtë, ai e bën këtë punë, ndërsa shton se edhe fshatrat e tjera do të duhet ta angazhonin një punëtor të pastrimit e mirëmbajtjes, shkruan koha.net
Komente të mira për punën e tij ka edhe drejtori i shkollës “Esat Berisha”, Nehat Shabani. Sipas tij, puna e Rexhepit ka bërë që shumë më shumë banorë të fshatit të vetëdijesohen për rëndësinë e pastërtisë.
Ai thotë se shoqata e bashkëfshatarëve të diasporës janë shtyllë e fortë që i ndihmon fshatit.
Ndërkaq, Fadil Rexhepi e sheh këtë fshat si më të pastrin, të paktën për komunën e Gjilanit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA Edona Thaçi hyn në historinë e WNBA-së si komentatorja e parë shqiptare... -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














