Kosova

FSK-ja trajnon institucionet e sigurisë

Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është duke u realizuar trajnimi “Zhytje e avancuar”, ku po marrin pjesë pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Instruktorët e specializuar të QTKSH-së janë duke e realizuar trajnimin me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në fushën e kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale t’i kryerjen me sukses detyrat në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore.

Specifikat e zhytjes dhe kërkimit në ujëra kërkojnë vëmendje të madhe dhe disiplinë të fortë. Pakujdesia më e vogël mund të kushtojë me jetë, prandaj pjesa praktike ka një rol të veçantë dhe i kushtohet kujdes secilit detaj, duke filluar që nga veshja e uniformës, bombolat e ajrit, bashkërendimi me ekipin, pajisjet dhe gjithçka që ka të bëjë me zhytjen.