Lajme
FSK me veshje kombëtare, pret gjeneralin e NATO-s
E veshur me kostume kombëtare, FSK e ka pritur zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw. Ky i fundit u shpreh i kënaqur me FSK-në
Njësia Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për herë të parë që nga themelimi i kësaj force, e ka pritur me ceremoni të veçantë, e veshur me kostume kombëtare, zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw.
Ky i fundit u shpreh i kënaqur me zhvillimin e FSK-së si strukturë e kombinuar, dhe premtoi mbështetjen e NATO-së për zhvillimin dhe fuqizimin e saj.
Gjenerali Bradshaw tha se NATO e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore jashtë vendit. Ai tha se ka parë përparime shumë të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, dhe për këtë ndjehet i lumtur për arsye se NATO-ja është e angazhuar këtu për një dekadë e gjysmë.
Gjithashtu, gjenerali Bradshaw e theksoi sidomos punën e gjatë të përbashkët me ministrin në detyrë tç FSK-së, Agim Çeku si edhe me organizatën në tërësi, pra marrëdhënie të mira dhe shumë pozitive të cilat duhet vazhduar edhe më tutje.
Në fund gjenerali i NATO-s, Bradshaw tha se FSK-ja do të ecë përpara në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe se bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana NATO-s nuk të mungojë.
Ndërsa ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku tha se FSK është tregimi më i suksesshëm i Kosovës së pavarur. Ne, tha ministri kosovar, jemi afirmuar si forcë për të mirë në vend, rajon si dhe partner i besueshëm i NATO-s.
Gjithashtu ministri Çeku, në emër të MFSK e falënderoi gjeneralin Bradshaw për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së si dhe kërkoj nga ai që kjo mbështetje të vazhdoj dhe të rritet edhe më tutje e sidomos tani që po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit.
Çeku tha se Kosova dhe FSK presin që NATO ta ndihmojë Republikën e Kosovës në ngitjen e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes, në vendosjen e raporteve formale të partneritetit (anëtarësimi në Partneritet për Paqe-PFP). Gjithashtu ai kërkoj që qasje në shkolla të NATO-s, ushtrime, si dhe Kosova të marr pjesë në misione paqeruajtëse të NATO-s.
Ministri Çeku e siguroi zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s, se Kosova po ecë drejt marrjes së përgjegjësive për sigurinë e vetë, dhe se gjithashtu Kosova “ende ka nevojë për mbështetjen, asistencën dhe këshillën e NATO-s në mënyrë që të evoluojmë bashkë me NATO-n, duke ditur edhe faktin se populli i Kosovës dhe Qeveria e vendit e ka synim anëtarësimin në NATO”.
Ndryshe, FSK është strukturë ushtarako-civile e cila ka dalë pas transformimit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ndërsa kjo e fundit pas demilitarizimit dhe demobilizimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asnjëra strukturë deri më tani nuk e ka pritur asnjë personalitet e veshur me tirq e plisa, që janë veshjet kombëtare të shqiptarëve në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














