Futboll
Futbollisti i Shqipërisë, drejt kalimit te Liverpuli
Liverpuli është në kërkim të mbrojtësit shqiptar
Mediat italiane shkruajnë se Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpuli. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu me eksperiencë, e si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.
Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës, sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit. Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit. Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do t’i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë.
Në mediat italiane kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.
Për më shumë lexoni linkun më poshtë:
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën Një komitet parlamentar zviceran ka votuar për të mbështetur një kontribut ndihme prej 5 miliardë CHF...
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane