Futboll
Futbollistja Kosovare Asllani, nderohet me statujë në Suedi
Kosovare Asllani që luan për klubin futbollistik Linköpings FC, është nderuar me një statujë në Suedi.
Sulmuesja e ekipit suedez ka thënë se kjo është ndër rastet e para që një femër futbolliste nderohet me një statujë në këtë shtet.
“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, ka shkruar futbollistja shqiptare në rrjetet sociale.
“Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”, ka shkruar më tej Kosovarja.
“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, përmbylli postimin e saj Kosovare Asllani.
Veç Asllanit, statuja u janë ngritur edhe tri futbollisteve të tjera: Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer.
Skulpturat prej çimentos që janë mobile, do të dalin në turne, fillimisht brenda Suedisë, e më pas edhe në vende të tjera, ku kombëtarja suedeze, edhe ajo e meshkujve, do t’i zhvillojnë ndeshjet e Botërorit.
Në karrierën e saj, Kosovare Asllani ka luajtur për PSG-në dhe Manchester Cityn.
Më parë, Asllani pati thënë se “kur ishte gjashtëvjeçare, një familjar i saj i kishte thënë se futbolli nuk ishte për femra”.
Kjo deklaratë dhe mendime të tilla, pati thënë ajo, e kanë shtyrë drejt sukseseve në karrierë.
Kosovare Asllani ka lindur në Kristianstad të Suedisë. Babanë e ka nga Mitrovica, kurse nënën nga Gjakova. Familja e saj ka migruar në fillim të viteve ’90-a.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta















