Tematike
Gabim skandaloz në numërimin e votave, FDP megjithatë para Qendrës
Megjithëse tani ndryshon radhitja e partive sipas numrit të votave, korrigjimi nuk ka ndikim në ndarjen e vendeve në parlament
Numrat e votave të partive në zgjedhjet parlamentare të të dielës, të publikuara nga qeveria federale po të dielën ishin të gabuara, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka konstatuar këtë gjatë kontrolleve të bëra të cilësisë.
Ajo ka mbajtur një konferencë për media, duke pranuar gabimin dhe duke kërkuar falje. “Arsyeja ishte programimi i gabuar gjatë importimit të të dhënave në kantonet e AI, AR dhe GL” . Na vjen shumë keq për gabimin dhe kërkojmë falje, është shprehur një përfaqësues i BFS-së, në konferencën për media, që sapo ka mbarur, në Bernë.
Megjithëse tani ndryshon radhitja e partive sipas numrit të votave, korrigjimi nuk ka ndikim në ndarjen e vendeve.
Kështu FDP e cila me korrigjimin më të ri ka 14.3 për qind tani është përpara Partisë së Qendrës (Die Mitte) e cila bie në 14.1%. Kjo do të thotë se FDP sërish mbetet forca e tretë politike më e fortë në vend, që do të thotë se sipas formulës aktuale “magjike” të qeverisë ajo ka ende të drejtën për dy vende në Këshillin Federal, shkruan srf.ch.
SVP tani ka 27.9 për qind, pak më pak se në numërimin e parë ndërsa PS ka 18.3 për qind ose pak më shumë se që ishte kumtuar të dielën, pas zgjedhjeve .
Krahasuar me rezultatet e së dielës, SVP humbi 0.62 pikë përqindjeje, qendra humbi 0.52 pikë përqindje. PS fiton 0.31 pikë përqindje. GLP fitoi 0.31 pikë përqindje, të Gjelbërit 0.4 pikë përqindje.
Ishte gabimi më i madh që ka ndodhur deri më tani, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, duke qenë se shifra të sakta janë komunikuar gjithmonë, prej vitesh dhe do të ishte gabim që tani të shkaktohet një humbje e besimit. Nuk supozohet se do të ketë një gabim tjetër tani, thonë në BFS.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












