Lajme
Gara e muzicentëve të rinj nga pesë shtete në Prishtinë
Deri më tani janë regjistruar rreth 90 kandidatë instrumentistë dhe solokëngëtarë nga 5 vjeç deri në 26. Kandidatët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia e Bullgaria
Më 9 qershor në Amfiteatrin e Bibliotekës së Re Universitare, fillon edicioni i 13-të i garave të muzicientëve të rinj “ArsKosova 2017”, njofton albinfo.ch.
Sipas organizatorëve, garat do te zhvillohen gjatë tre ditëve, 9, 10 dhe 11 qershor, në instrumentet piano, violinë, violë, violonçello, kontrabas, kitarë, flaut, klarinetë, ndërkaq sivjet hyjnë në garë edhe instrumentet: oboe, fagot, korno, trompë, trombon, solokëndim dhe muzikë dhome.
“Deri më tani janë regjistruar rreth 90 kandidatë instrumentistë dhe solokëngëtarë nga 5 vjeç deri në 26. Kandidatët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia e Bullgaria”, thuhet në njoftim.
Edhe këtë vit, për herë të shtatë me radhë, kompozitori i njohur Prof.Dr.Sci. Akil Mark Koci, i mbështet dhe i stimulon talentet e rinj të garave, duke ndarë dy stipendione për finalistët kosovarë dhe çmimin e kompozitorit “Akil Koci”. Koci, i cili jeton dhe vepron në Londër, që nga viti 2005, në edicionin e trembëdhjetë ndan tre çmime për finalistët.
Fituesi i çmimit “Grand Prix”, përpos shpërblimit me 300 euro, nga organizatorët do të fitojë po ashtu të drejtën për të luajtur solo koncert me orkestrën harkore të festivalit “Kosova Kamerfest 2017”, që mbahet në tetor. Përpos shpërblimeve të lartpërmendura, në finale ndahen edhe shpërblime për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












