Lifestyle
Gashi: Është e vështirë t’i bësh krenarë prindërit shqiptarë
Ditë më parë, një ndër gazetat më të mëdha në Amerikë, “New York Times” i dedikoi një artikull rap-artistit të njohur shqiptar, Gashi.
Nën titullin “Gashi, biri i refugjatëve kosovarë, tani një “Phill Collins” i trap-it (zhanër muzikor)”, gazeta prestigjioze njujorkeze i ka dedikuar një artikull të veçantë djalit, që karrierën e kishte nisur ndryshe.
“Disa vjet më parë, reperi në rritje ishte një roje. Tani ai ka miliona dëgjues në SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records”, nis shkrimin e saj “New York Times”, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë pikërisht kjo pjesë e artikullit, të cilin reperi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se më në fund ka arritur t’i bëjë prindërit krenarë, pavarësisht se ishte shumë e vështirë.
“Ju të gjithë nuk e kuptoni se sa e vështirë është t’i bësh krenarë prindërit shqiptarë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Gashi në Instagram.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur













