Koronavirusi: çast pas çasti
Gashi: Riatdhesimi është prioritet i Ministrisë së Jashtme
Liza Gashi, zëvendësministre e punëve të jashtme në detyrë e Kosovës, ka sqaruar opinionin publik lidhur me kërkesat për riatdhësim në Kosovë.
Ajo ka hedhur kritika lidhur me manipulimin e shifrave për riatdhesim, si dhe ka kërkuar që të mos politizohen këto çështje.
Sipas saj, riatdhesimi është prioritet i Ministrisë së Jashtme dhe diplomatët janë duke punuar vazhdimisht që të gjitha kërkesat të adresohen sa më shpejt dhe t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë.
Postimi i saj i plotë:
#RIATDHESIMI
Nuk më takon mua të jap leksione mbi përgjegjësin e fjalës publike, e aq më pak për deputet të Republikës. Mirëpo, më duhet të reagoj e të demantoj rreth të pavërtetave që u thanë sot në një studio televizive në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve tanë. Më e rëndësishmja e kësaj situate janë numrat dhe saktësia e tyre, andaj, ju lutem shumë, largohuni nga protagonizmi i vazhdueshëm që po e bëni dhe fokusohuni tek procesi dhe zgjedhja në të mirën e qytetarit në këtë kohë të vështirë. Ndërsa, për pjesën e diskursit politikë, ju lutem, të ju drejtoheni elektoratit tuaj në kohë të përshtatshme rreth premtimeve parazgjedhore.
Sa për saktësi, deri më sot Republika e Kosovës ka rreth 104 kërkesa të adresuara nga e gjithë Arabia Saudite, dhe jo mbi 200 siç u aludua në debat. Ndërsa nga Egjipti kanë arritur 8 kërkesa të studentëve, si dhe nga Emirtatet e Bashkuara Arabe janë 66 të tilla, nga të cilat 38 janë kërkesa nga studentët.
Po ashtu, të gjitha rastet mortore janë trajtuar me procedurë emergjente dhe gjerë më tani MPJD ka arritur t’i kthej të gjitha rastet e tilla në Kosovë, përposë rasteve ku palët janë tërhequr vet sepse nuk kanë dashur të rrezikojnë moskthimin e tyre në vendet nga vijnë.
Kthimi juaj në atdhe është prioritet për qeverinë tonë, mirëpo kërkojmë mirëkuptimin tuaj në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Në rast se dëshironi të ktheheni në vend dhe nuk keni adresuar asnjë kërkesë elektronike për kthim pranë misioneve më të afërta diplomatike të Republikës, ju lutem shumë që ta bëni një gjë të tillë sa më shpejtë, që të jetë e mundur. Stafi i MPJD-së dhe diplomatët tanë janë duke punuar vazhdimisht që të gjitha kërkesat të adresohen sa më shpejt dhe t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe