Lajme
Gati marrëveshja për Kartonin e Gjelbër
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të BE-së vlerësuan se lënia e Kosovës jashtë Kartonit të Gjelbër është një anomali e cila duhet të zgjidhet sa më shpejt
Negociatat Kosovë-BE për Kartonin e Gjelbër duket se kanë arritur në finale. Sipas një njoftimi lëshuar nga autoritetet kosovare, negociatat që po zhvillohen në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Byrove për çështjen e Sigurimeve të Automjeteve në Kosovës, janë në prag të marrëveshjes.
Përveç me BE-në, delegacionin kosovar ka zhvilluar negociata edhe me përfaqësuesit e Beogradit, me cilët gjithashtu janë pajtuar se duhet të bëhet një memorandum i ri për uljen e taksave kufitare.
“Ishte vlerësim i përbashkët që çmimet aktuale dhe vështirësitë në kalimet kufitare janë pengesa të panevojshme për qytetarët dhe si rrjedhojë duhet të vazhdohet me diskutimet dhe dialogun për arritjen e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Kosovës u takua me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Byrove, Greet Flore me të cilin diskutuan për rolin e Këshillit të Byrove si garantues të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Serbisë dhe Kosovës për çështje të sigurimeve kufitare të automjeteve.
Në këtë takim, siç thuhet, u qartësuan disa pika të rëndësishme për perspektivën e anëtarësimit në Këshillin e Byrove siç janë: Stabiliteti i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Kapacitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për trajtimin dhe shpagimin e dëmeve; Aftësitë, kapacitetet dhe përgatitjet e BKS dhe industrisë së sigurimeve, etj.
“Ishte vlerësim i përbashkët se lënia e Kosovës jashtë mbulueshmërisë me karton të gjelbër është një anomali dhe si e tillë duhet të zgjidhen modalitetet për dalje nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga institucionet kosovare.
Delegacioni i Kosovës ka paraqitur disa metoda për mundësitë e daljes nga kjo gjendje duke u bazuar në rregullativën e Këshillit të Byrove.
Takimet të tilla siç thuhet, do të vazhdohen edhe në ditët në vazhdim deri në gjetjen e një zgjidhje evropiane të këtyre problemeve të akumuluara.
Delegacioni i Kosovës, përveç udhëheqëses së dialogut, Edita Tahiri, kishte në përbërje edhe Rrahim Pacollin i emëruar i Qeverisë së Kosovës për udhëheqje të Grupit Teknik për çështje të Sigurimeve kufitare dhe dialog me Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, Qemajl Marmullakaj koordinator për çështje të sigurimeve kufitare dhe Gazmir Raci, këshilltar politik i zëvendëskryeministres Edita Tahiri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













