Kuriozitete
Gati modeli i ri i Passatit
Volkswagen Passati i ri është fotografuar disa herë gjatë testimeve, por fotografitë më të reja japin pamjen më të mirë deri tash të karavanit më të madh të VW-së. Gjenerata B9 e Passatit do të shpaloset më 2023, në dy forma, duke eliminuar atë sedan.
Fotografitë e reja, të publikuara nga “AutoExpress” nuk tregojnë revolucion në dizajnin e jashtëm. Vetura duket më e ulët dhe më e egër përpara.
Passati i ri po ashtu duket edhe më i gjatë se pararendësit.
Gjenerata e re do të prodhohet në fabrikën në Bratislavë të Sllovakisë, nën platformë të njëjtë me Skoda Superb.
Vetura pritet të vijë me opsionet me naftë, me motor 2.0-TDI e 148 deri 197 kuajfuqi. Versioni që tërheq me të gjitha rrotat pritet të jetë në dispozicion po ashtu. Motorët benzinë do të jenë në rend të dytë, ndërsa do të ketë edhe version hibrid, në dy opsione.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













