Lajme
Gazeta britanike Zhegrovën e quan “Messi i ardhshëm”
Më shumë se dhjetëra futbollistë janë cilësuar si “Messi i ardhshëm” në vitet e fundit, përfshirë yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Gazeta britanike “The Sun” pyet se çfarë ndodhi me ta dhe me Edon Zhegrovën në veçanti.
“Kalimi i tij në Arsenal, PSG dhe Barcelonë nuk ndodhi kurrë, por ndodhi në Genk, nga ku u huazua në Basel për 18 muaj dhe luajti disa ndeshje”.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Zhegrova, u kthye në Genk këtë verë, pas një qëndrimi njëvjeçar e gjysmë në Basel si lojtar i huazuar.
Klubi i Superligës së Zvicrës e kishte mundësinë ta blinte kosovarin për një shumë të vogël parash, por s’e shfrytëzoi atë.
Duke i parë paraqitjet e Zhegrovës këtë sezon, është e çuditshme që Baseli refuzoi t’i paguajë rreth 3.5 milionë euro për një lojtar të talentuar, por rol në tërheqjen e klubit zviceran nga një mundësi si kjo mund të ketë luajtur pandemia koronavirus, e cila u ka shkaktuar telashe financiare klubeve të futbollit.
Zhegrova i regjistroi dy gola dhe tri asiste në 14 paraqitje për Baselin këtë sezon, para se futbolli të pezullohej dhe përfundimisht të anulohej në Zvicër shkaku i Covid-19.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













