Futboll
‘Le Matin’ shkruan për sukseset e Kombëtares së Kosovës
Gazeta zvicerane ‘Le Matin’ ka shkruar për sukseset e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes, ndërsa ka folur edhe me lojtar si Benjamin Kololli që po bën karrierë në Zvicër.
Duke i parë rezultatet, cila është Kombëtarja më e ‘suksesshme’ në botë dhe e pamposhtur që prej nëntorit të vitit 2017? Ndoshta është paksa e çuditshme, por nuk është as kampioni i botës, Franca, e as Brazili apo ndonjë Kombëtare tjetër e top-dhjetëshes së FIFA-s.
Jo, ky rekord i përket Kosovës së “vogël” (vendi 130 në renditjen e FIFA-s), me përzgjedhës Bernard Challandes, që është krenar që nuk ka humbur asnjë nga 12 ndeshjet e tij të fundit (tetë fitore dhe katër barazime), shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në krahasim me ekipi zviceran të Petkoviç dalim më mirë, pasi ata kanë pesë fitore (Serbia, dy herë Islanda, Belgjika, Gjeorgjia), tri barazime (Brazili, Kosta Rika, Danimarka) dhe katër humbj (Suedia, Anglia, Belgjikë, Katar).
“Natyrisht, futbollistët nga Prishtina nuk kishin gjithmonë kundër kundërshtarëve të fortë, pasi ishin pjesë nivelit të fundit të Ligës së Kombeve, ku e fituan vjeshtën e kaluar. Por rezultatet e fundit – një barazim miqësor kundër Danimarkës (2-2), e ndjekur me një pikë kundër Bullgarisë (1-1) me rastin e fillimit të kualifikuesve të Euro 2020 – pasqyrojnë përparimin e madh bërë”, shkruan Le Martin.
Si pjesë e rrëfimit është mesfushori i Zurichut, Benjamin Kololli.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













