Integrimi
Gazmend Hysnaj hero në Itali
Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë
Fieraku Gazmend Hysnaj, një emigrant shqiptar me banim në Itali është kthyer në heroin e ditës në mediet italiane.
Prestigjiozja “La Repubblica” i ka dedikuar një artikull Gazmendit i cili ka vrapuar për të shpëtuar jetë njerëzish në tërmetin shkatërrimtar në Sicili.
Një ditë më parë, qytezat siciliane u goditën nga një tërmet 4.8 ballë që ka shkatërruar thuajse gjithçka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha, shkruan “Sot News”.
“Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara. Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë. E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë, shkruan e përditshme La Repubblica.
“Një prej tyre është shqiptari nga Fieri, Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij. Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut”, shkruan më tej gazeta, përcjell albinfo.ch.
“Janë momente që s’mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesë”, rrëfen Gazmendi, sipas asaj që shkruhet në artikull.
“Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston”, shkruan gazetari në artikullin e La Republicca.
600 banorë kanë mbetur pa shtëpi si rrjedhojë e tërmetit të fuqishëm natën e kaluar ndërsa toka vazhdon të dridhet. Nga mbrëmë sot, janë regjistruar edhe 10 lëkundje të tjera.
Vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikëqyrjen e ekspertëve të institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë ndërsa qytetarët nuk venë gjumë në sy nga frika e ndonjë tërmeti tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf