Kosova
Gjatë janarit, 378 kërkesa për lënien e shtetësisë kosovare
Shumë qytetarë të Kosovës po kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare.
Arsye e këtij fenomeni po thuhet të jetë edhe vonesa në liberalizimin e vizave, që do t’u siguronte qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen.
E kërkesat për lënien e shtetësisë së Kosovës nuk po ndalen as këtë vit.
Në një përgjigje për lajmi.net, përcjell albinfo.ch, nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar janë deponuar 378 kërkesa për lirim nga shtetësia kosovare.
E sipas statistikave të MPB-së, gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti asnjë qytetar nuk aplikoi për fitimin e shtetësisë kosovare.
Rëndom kërkesat më të shpeshta për lënien e shtetësisë kosovare vijnë nga personat që tashmë jetojnë dhe janë integruar në shtetin gjerman.
Arsyet e kësaj dukurie lidhen me atë se ky Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë e qytetarëve të tyre.
Ndërkohë, Franca dhe Zvicra nuk e detyrojnë lirimin nga shtetësia.
Kryesisht kërkesa për lënien e shtetësisë së Kosovës kanë deponuar personat në moshë më të re.
Theksojmë se Republika e Kosovës qytetarëve të saj u lejonë të mbajnë dy e më tepër shtetësi, ndërkaq që ajo e Shqipërisë këtë numër e ka kufizuar në dy.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit Duke parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, diaspora pritet të luajë një rol edhe...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash” Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, në vend...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih
-
Kupa Botërore e Skive, 140 misione të ekipit të shpëtimit
-
Davos para Forumit Botëror Ekonomik