Lajme
Gjenevë: Gjërat që duhet t’i dini për gjetjen e një apartamenti
Gjeneva është një qytet i shtrenjtë, me kosto të lartë jetese.
Prandaj, ju me siguri nuk do të gjeni qira të lira në ndonjë lagje të mirë, megjithëse apartamentet në disa zona kanë çmime më të arsyeshme se në të tjerat.
Nëse keni një buxhet të kufizuar, do të bëni më mirë të shikoni jashtë Gjenevës në kantonin pranë, Vaud, ku qiratë janë pak më të lira. Në fakt, shumë njerëz që punojnë në qytet bëjnë udhëtimin e shkurtër nga komunitetet fqinje të Vaudit çdo ditë, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, një qira mesatare mujore për banesë me 3.5 dhoma në Gjenevë, e cila përfshin një dhomë dite, kuzhinë, banjë dhe dy dhoma gjumi, është 2.680 franga – më e larta në Zvicër.
Një apartament me një dhomë gjumi kushton, mesatarisht, 1,734 franga. Sigurisht, pagat e larta mund të kompensojnë kostot e lidhura me qiranë, të paktën në disa raste.
“Si rregull, për pronat në gjendje të mirë duhet të llogaritni një normë bazë prej rreth 300 franga për metër katror, dhe 350 franga nëse gjendja është shumë e mirë”, tha Colin Woolcock nga agjencia e Gjenevës ‘The Local’.
Ky çmim rritet ose zvogëlohet bazuar në pamjen, gjendjen, kohëzgjatjen e kontratës dhe faktorë të tjerë.
Woolcock shtoi se “gjendja e pronës është absolutisht thelbësore në përcaktimin e një çmimi, dhe ndikimi i llojit të ngrohjes gjithashtu luan një rol”.
Gjetja e një apartamenti kërkon durim.
Kushdo që ka kërkuar ndonjëherë një apartament të përballueshëm në Gjenevë, do t’ju tregojë këtë.
Kjo për shkak se kërkesa është e lartë dhe oferta e kufizuar, mund të duhet pak kohë për të gjetur një banesë që ju pëlqen me një çmim që mund ta përballoni.
Shumë apartamente në Gjenevë as nuk renditen në listë; posa dikush do të vihet në dispozicion, lajmi përhapet dhe banesa bëhet e dikujt menjëherë – veçanërisht nëse qiraja është e arsyeshme.
Nëse buxheti juaj është fleksibël dhe shikoni përmes një agjencie, procesi mund të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër? Zvicra është shtëpia e disa restoranteve më të mira, shumë prej të cilave kanë fituar yjet...
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen