Lajme
Gjermanët ofruan 277 milionë euro për PTK
Pas hapjes së ofertave, Komisioni Qeveritar për Privatizim i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që ta shpallë fituese kompaninë gjermane Axos GMBH
Kompania gjermane Axos GMBH, në konsorcium me Najafi Company, ka ofruar 277 milionë për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), duke lënë mbrapa konkurrentin tjetër nga Libani “M1 International Limited”, e cila ka ofruar 150 milionë e 10 mijë euro.
Në bazë të këtyre dy ofertave, Komisioni Qeveritar për Privatizim i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që ta shpallë fituese kompaninë gjermane Axos GMBH.
Ky rekomandim i Komisionit erdhi pa hapjes së ofertave për privatizimin e PTK-së. Në garë kanë qenë dy kompani. Qeveria e Kosovës, ndërkaq do të vendosë nëse e pranon rekomandimin Komisionit, apo e kthen në nisje procesin e privatizimit të PTK-së.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, siç raporton “Express” i ka rekomanduar Qeverisë për të marrë vendimin final për të privatizuar 75 për qind e aksioneve të PTK- së. “Në mbledhjen e ardhshme do të merret vendimi në Qeveri”, ka thënë ministri Beqaj.
Kompania që humbi garën, “M1 International Limited nga Libani”, ishte parë me skepticizëm dhe frikë në opinionin publik të Kosovës. Sië kanë raportuar mediet e Prishtinës, kjo kompani dyshohet se ka lidhje me grupin islamik “Hezbollah”.
Ndryshe, Axos Capital Partners është shoqëri aksionare investuese e investitorëve ndërkombëtarë të teknologjisë dhe telekomi, me bazë në Hamburg të Gjermanisë.
Najafi Companies LLC është një firmë private ndërkombëtare e investimeve me bazë në Phoenix, Arizona (SHBA) dhe me zyra në New York, Paris, Toronto. Najafi Companies LLC ka investime në sektorët e medias, teknologjisë, energjisë, industrisë dhe pasurive të patundshme në SHBA, në Evropë dhe vende të tjera të botës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin











