Bota

Gjermanët protestojnë për qiratë e shtrenjta të banesave (VIDEO)

Më shumë se 7,000 njerëz morën pjesë në protesta në Munih kundër çmimeve të larta të qirave dhe për faturat e shërbimeve.

Ata i kërkuan qeverisë gjermane që të marrë masa dhe të stabilizojë tregun e pasurive të paluajtshme.

“Ne jemi kundër lakmisë së investitorëve dhe kundër ligjeve që nxisin spekulime në banim dhe, nga ana tjetër, qiramarrësit të bëjnë sakrifica”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit e sindikatave, shoqatave të qiramarrësve dhe partive politike, shkruan albinfo.ch.

Në vitet e fundit është vërejtur një rritje e madhe e çmimeve për qiramarrësit në Berlin, me 20% dhe në disa pjesë të qytetit, çmimet në vitin 2012 u rritën me 65%.

Qyteti më i shtrenjtë për marrjen me qira të një apartamenti është Munihu, ku çmimi mesatar është 15 euro për metër katror, ​​e ndjekur nga Frankfurti, Stutgarti, Inglstadt dhe Hamburgu.

Sipas vlerësimeve, në Gjermani mungojnë 1.5 milionë apartamente për njerëzit me të ardhura më të ulëta.