Kosova
Gjermani: Humbi jetën shtetasi i Maqedonisë nga plagët që mori gjatë një rrahjeje
Raportohet se një shtetas 32 vjeç i Maqedonisë së Veriut është vrarë në Esen të Gjermanisë. Ai është rrahur për vdekje pas një zënke me dy shtetas të Eritreas, përcjell albinfo.ch.
Zënka është shndërruar në përleshje, në të cilën shtetasi maqedonas është goditur me një gjësend të mprehtë, njofton policia gjermane.
Një dëshmitar i ngjarjes i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka tentuar ta ndihmojë të plagosurin, i cili veçmë ishte pa ndjenja, por fatkeqësisht nuk arriti ta shpëtonte.
Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve. Hetuesia gjermane tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj njërit prej dy personave të përfshirë në përleshje. Me kërkesë të prokurorisë publike në Esen, ai është dërguar para një gjyqtari, i cili i shqiptoi masën e paraburgimit, nën dyshime për vrasje.
Personi i dytë i përfshirë në përleshje është lënë në liri, ndërsa ende nuk dihen motivet e rrahjes me pasoja fatale.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













