Lajme

Gjermani: Kërkohet shtim i kapaciteteve të prodhimit të armëve

Bashkëdrejtuesi i Social-demokratëve të qendrës së majtë në qeverisje, Lars Klingbeil, i ka bërë thirrje industrisë së armëve në vend të përshpejtojë kapacitetet e prodhimit, duke pasur parasysh mungesën e pajisjeve për Bundeswehr-in, transmeton agjencia gjermane e lajmeve dpa, përcjell albinfo.ch.

Klingbeil tha se koncepti i gabuar se ka një sasi të madhe pajisjesh në dispozicion duhej të hiqej.

“Nëse industria gjermane e armëve, e cila ka reduktuar gjithnjë e më shumë kapacitetet e saj gjatë viteve të fundit, nuk mund të përmbushë kërkesën, Bundeswehr-it do t’i duhet të kërkojë armatim jashtë vendit”, tha ai.

Klingbeil tha se pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt, ishte e nevojshme që Bundeswehr-i të siguronte pajisje moderne me shpejtësi të madhe.

Në shkurt, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi një plan për të forcuar ushtrinë gjermane, duke premtuar 100 miliardë euro (112.7 miliardë dollarë) të buxhetit të vitit 2022 për forcat e armatosura, për të arritur 2% të shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen në përputhje me kërkesat e NATO-s.