Lajme
Gjermani: Konfirmohen tri raste të tjera të coronavirusit
Virusi që ka humbur jetën e 132 njerëz në Kinë, tani ka infektuar katër persona në Bavari të Gjermanisë
Së fundi, Ministria gjermane e Shëndetësisë konfirmoi vonë të martën se tri raste të tjera të llojit të ri të rrezikshëm të coronavirusit janë zbuluar në Bavari, duke rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në Gjermani në katër.
“Ka pasur rreth 40 punonjës që janë përcaktuar të kenë qenë në kontakt me gruan kineze. Të prekurit do të testohen që sot”, thanë autoritetet shëndetësore.
Po ashtu, zyrtarët e shëndetësisë shtuan se personi i parë kishte kontraktuar sëmundjen nga një koleg kinez që kishte vizituar zonën për një seminar të një kompanie një javë më parë, transmeton telegrafi.
Një burrë 33-vjeçar kishte qenë me bashkëpunëtorin aziatik dhe një numër të tjerë gjatë ngjarjes stërvitore, sipas Andreas Zapf, president i zyrës shtetërore LGL për shëndetin dhe sigurinë ushqimore.
Firma gjermane merr masa paraprake
Kompania në fjalë u emërua si Webasto, e cila zhvillon produkte të automjeteve motorike, dhe është me qendër në Stockdorf, afër Mynihut.
Webasto do të mbyllet deri të dielën, tha firma në një deklaratë. Punonjësit në seli janë udhëzuar të mos udhëtojnë brenda Gjermanisë apo jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












