Lajme
Gjermani: Nxirret nga trafiku kamioni i stërngarkuar nga Shqipëria
Nga Shqipëria në Berlin: Policia nxjerr jashtë trafikut transportuesin e mobiljeve plotësisht të mbingarkuar në autostradën A9
Të enjten (13 mars), oficerët e skuadrës së policisë së trafikut të Bayreuth ndaluan një kamion të vogël 3.5 ton me regjistrim shqiptar. Që në shikim të parë ishte e qartë se automjeti ishte shumë i mbingarkuar, transmeton albinfo.ch. Ajo që më pas panë oficerët hyn në listën e kontrolleve më spektakolare!
Kamioni që transportonte mobilje nga Shqipëria në Berlin është kontrolluar dhe peshuar pas ndalimit – me një rezultat tronditës: mjeti peshonte 6360 kilogramë, që i përgjigjej një mbingarkesë prej 81.1 për qind.
Automjeti kishte dy goma në boshtin e pasmë që ishin të shfryra, raporton tvo.de. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan edhe susta të presuara që ishin drejtuar lart. “Diçka e tillë nuk shihet shumë shpesh” , thotë njëri ndër pjesëmarrësit në kontroll, nga policia e autostradës Bayreuth.
Zyrtarët më pas i ndaluan udhëtimin e mëtejshëm kamionit në fjalë. Shoferi duhej të paguante një depozitë sigurie prej 470 euro në vend.
Por jo vetëm shoferi, tani edhe kompania përgjegjëse e transportit duhet të marrë përgjegjësinë. Për shkak të mbingarkesës së madhe, kompania ka “kursyer” dy udhëtime të tëra – që është një shkelje e qartë e rregulloreve. Kështu, kanë filluar procedurat e rikuperimit të aseteve kundër kompanisë.
Në bazë të itinerarit, mbipeshës së kamionit dhe vendit të origjinës së kompanisë së transportit, ajo duhet të gjobitet me rreth 1300 euro. Kjo shumë arkëtohet drejtpërdrejt nga dogana, edhe pse përvoja ka treguar se norma e pagesës është e lartë.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër












