Lajme
Gjermani: Shqiptarja u godit me grusht nga një afgan
Mediat gjermane raportuan për një rast të çuditshëm që kishte ndodhur në stacionin kryesor të trenit në Bremen, përcjell albinfo.ch.
Raporti i policisë i lëshuar nga Zyra Federale e Sigurisë tregon se një 22-vjeçar me origjinë afgane e goditi me grusht në kokë shqiptaren, e cila ishte duke kaluar në stacionin kryesor të trenit.
Sa e çuditëshme, aq edhe e pakuptimtë, mediat raportojnë se ky rast është unik në kuptimin negativ, aq më shumë kur bëhet fjalë për një turiste sezonale, siç ishte rasti i shqiptares 31-vjeçare.
Raporti i mjekësisë tregoi se ai nuk kishte konsumuar alkool apo përdorim të substancave narkotike. Policia federale në njoftimin e saj tregon se ai ishte i njohur për policinë për shkak të udhëtimeve të shumta pa bileta.
Ndërkohë, Inspektorati federal i policisë në Bremen kërkon informacion të mëtejshëm nga dëshmitarët që mund të kenë dëgjuar fjalët gjatë sulmit.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër










